Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e sotëm në selinë e Partisë Socialiste për të zhvilluar takimin e caktuar disa ditë më parë ku u pati lënë porosi të ndryshme drejtuesve politikë të qarkut të Tiranës dhe drejtuesve të bashkisë.
"Deputetët të investohen në qendrat e qarqeve ku problematika e hapësirave publike është edhe më e prekshme"- tha Rama.
Në takimin e sotëm janë të pranishëm edhe drejtuesit e tjerë politikë të PS nëpër qarqe, kryebashkiakja e Tiranës si dhe deputetë të sapozgjedhur të këtij qarku. Porosia e Ramës për ta ishte dalja në terren dhe njohja me problematikat e qytetarëve.
Pak ditë më parë në Fier, Vlorë, Durrës dhe Lushnjë, Rama ka kërkuar shkarkimin e gjithë nënkryetarëve bashkiakë dhe të drejtorëve së bashku me dorëheqjet e të gjithë krerëve të njësive administrative në të gjithë vendin. Versus.al







