Drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, Tomorr Alizoti nuk është përmbajtur teksa ka shprehur mllefin e tij ndaj qeverisë dhe tentativave që sipas tij PS po bën për të presionuar qytetarët.
“Do t’ju hamë të gjallë”- u shpreh ai mes të tjerash, ndërsa bëri thirrje që të mos tentohet presionimi i qytetarëve. Duke mos u zgjatur shumë, Alizoti ia kaloi fjalën Berishës.
“PD është parti guximtare. Një mesazh për ju që jeni jashtë dhe jeni cepave, ju që u shkoni njerëzve nëpër shtëpi për t’u marrë votën. Mos harroni që ne kemi mundur baballarët tuaj që kishin tanke, ushtri e polici. Juve do t’ju hamë të gjatë nëse prekni demokratët, nëse vendosni mina, nuk do t’ju ndahemi kudo që të jeni. Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj, do t’ju hamë të gjallë mos guxoni t’u shkoni njerëzve nëpër shtëpi natën. Sepse liria e njerëzve është e shenjtë. Doktor jepi se ty të kanë më shumë frikë”-u shpreh Alizoti në takimin elektoral me qytetarët e Librazhdit. Versus.al








