Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga zaptimi me tavolina dhe karrige të vendosura në mënyrë të paligjshme në trotuare apo ambiente të përbashkëta po vijon në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga një ndërhyrje në një subjekt privat, duke e cilësuar këtë nismë si pjesë të përpjekjeve për urbanizim dhe rregull. Në postimin e tij, ai shkruan thjesht: “Ecim”, duke sinjalizuar vijimësinë e procesit.
Ky aksion shihet si një element kyç i projektit "Rilindja Urbane 2.0", që synon të përmirësojë funksionalitetin urban dhe përvojën qytetare në të gjitha qytetet e Shqipërisë, jo vetëm në zonat turistike.
Sipas autoriteteve, ndërhyrjet janë të nevojshme për të rritur cilësinë e shërbimeve, për të respektuar të drejtën e qytetarëve për akses të lirë në hapësirat publike dhe për të vendosur rregulla të qarta për sipërmarrjet që operojnë në hapësira të përbashkëta. /Versus.al/







