POLITIKË /

Gjiknuri: Bëre marrëveshje për të udhëtuar në SHBA! Berisha: Dil bëj be se s’ke qenë në Aruba

Shkruar nga Versus

Gjiknuri: Bëre marrëveshje për të udhëtuar në

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Sali Berisha lidhur me takimin e shumëpërfolur në Aruba. Gjiknuri tha se nuk ka lidhje me asnjë prej personave të cilët përmendi Berisha.

“Unë nuk kam lidhje fare me ata persona. Nuk njoh asnjërin nga ata. Fatkeqësisht disa nga emrat që përmenden aty, familjarë të tij janë në foto. Unë nuk po them kanë apo jo lidhje. Këtu kemi të bëjmë me një shpifje ordinere që nuk ka lidhje me realitetin. Ky është i konfuzuar me protestën, i pari që tha antitrumpizëm është ai, më vonë e ktheu pllakën”- u shpreh Gjiknuri.

Ndërsa shtoi se kur të zbardhet çështja e Arubës, do të zbulojë marrëveshjen që ka bërë Berisha për heqjen e non-gratës.

“Kur të dalë e vërteta e Arubës do të them se çfarë marrëveshjesh ka bërë ai për t’i lënë hapësirë të udhëtojë prapë në Amerikë. Këtë mbase duhet t’ua shpjegojë demokratëve të tij. Por unë do flas kur të dalë e vërteta e Arubës”.

Berisha nga ana tjetër doli menjëherë në foltore dhe i bëri thirrje Gjiknurit të betohej se nuk kishte qenë në Aruba.

“Damian dil e bëj be këtu që nuk ke qenë në Aruba. Dil ti. Përsa i përket asaj, gjithçka është trillim dhe vetëm trilliim. Fatmirësisht dosjen e ka në dorë një armik i imi që quhet Altin Troplini Gjoka. Ai mezi do priste ta shihte këtë. Kurse ty të fsheh ai”- tha kryedemokrati Versus.al

Poll