Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi janë përplasur sot me Bert Xhabafatin në një qendër votimi të Vorës.
Noka ka pretenduar se ka shkuar në mbështetje të kandidatëve të PD pasi këta të fundit e kishin lajmëruar se anëtarë të familjes Xhabafati ndodheshin jashtë qendrës së votimit, të pajisur me badge të KQZ me qëllim për të ndikuar në procesin e votimit. Nga ana tjetër Bert Xhabafati, emër i njohur i zonës, ka pretenduar se ndodhet në qendër votimi vetëm për të ushtruar të drejtën e votës.
Pjesë nga përplasja:
Bert Xhabafati: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues
Noka: Do ta shohim pas 11
Bert Xhabafati: Pas 11 e pas 12.
Noka: Kush je ti?
Bert Xhabafati: Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Unë shkoj me votu ti thua mos hyr këtu. Ore mashtrues. Si më sjell njerëz të pish kafe me mu.
Bert Xhabafati: Nuk ju dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë. unë kam ardh me avion me votu. Ikni për Kukës o malokë!/Versus.al
View this post on Instagram







