POLITIKË /

“Irani shtet terrorist”, Balla: Ta miratojmë urgjentisht rezolutën, keqardhje që PD bojkotoi

Sipas Ballës protesta e PD dhe gjendja e vendit nuk janë më të rëndësishme se rezoluta për shpalljen e Iranit shtet terrorist.

Shkruar nga Versus

“Irani shtet terrorist”, Balla: Ta miratojmë urgjentisht

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e konsideroi urgjente seancën plenare të ditës së sotme ku do të votohet projekt rezoluta e socialistëve për ta shpallur Iranin shtet terrorist. Ai tha se kjo nuk ka të bëjë me qytetarët iranianë, të cilët i konsideroi viktima të regjimit.

“Kjo rezolutë nuk është kundër një populli, nuk u drejtohet kurrsesi qytetarëve të Iranit që janë vetë viktima të një regjimi represiv. Është qëndrim kundër praktikave shtetërore që mbështesin terrorizmin dhe destabilitetin si akt i pastër politik. Shqipëria ka treguar vazhdimisht se është partner i besueshëm në luftën kundër terrorizmit. Kontributi ynë në NATO është dëshmi e këtij angazhimi të qëndrueshëm. Rezoluta është mesazh se Shqipëria nuk e toleron terrorizmin dhe institucionet janë të vendosura të mbrojnë demokracinë. I ftoj të gjithë kolegët ta votojmë njëzëri këtë rezolutë”- tha Balla.

Më tej ironizoi edhe mungesën e deputetëve të PD në seancë duke thënë se nuk ditën të mbanin qëndrim urgjent për këtë çështje që sipas tij është më e rëndësishme sesa skandalet e denoncuara nga opozita dhe situata ku ndodhet vendi.

“Keqardhje për mungesën në këtë seancë të deputetëve të 3 grupeve parlamentare të opozitës që nuk ditën që në një moment të një qendrimi urgjent të domosdoshëm të Shqipërisë të SHBA e BE, nuk dolën sot në interesin e vogël të javës së njoftuar për një tjetër tjetër protestë pa krye e ta mbështesin këtë qëndrim i cili është i domosdoshëm”- shtoi socialisti. Versus.al

Poll