Seanca e Kuvendit u ndërpre pas debateve që zgjatën për rreth një orë sa i takon çështjes së zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla mori fjalën dhe ironizoi PD-në sa i takon kandidaturave të preferuara të saj duke thënë se po tallen me ta edhe duke e ditur se nuk mund të zgjidhen dot në këtë institucion.
Ndërsa pas ndërhyrjes së Nokës, Balla kërkoi ndërprerjen e seancës.
Balla: Asnjëri prej folësve deri tani nuk ka sqaruar përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditë.s dëgjova batuta e tallje, njëri fliste për lepuj, po po hytë te lepujt duhet të flisni dhe për zagarët se këta e nxjerrin në pritë lepurin. Keni vite me radhë që gënjeni Besim Ndregjonin sepse të gjithë e dini se nuk zgjidhet dot sepse nuk e lë ligji sepse ka mbushur 70 vjeç. Ju talleni me Adriana Kalanë.
(Ndërhyn Noka)
Balla: Po ti nuk merr vesh nga ligjet, kot flet
Noka: O mjeran
Balla: Ky zotëria duhet të dalë përjashtë, e ndërpres fjalën derisa ky zotëria të nxirret jashtë.
Pas kërkesës së Ballës, Niko Peleshi ndërpreu seacën për disa minuta pushim. Versus.al

