POLITIKË /

"Ka progres, por ka shumë gjëra për t'u bërë", Rama: Duhet rishikuar ligji i arsimit të lartë

Shkruar nga Versus

"Ka progres, por ka shumë gjëra për t'u

Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua konferenca e prezantimit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Pas ministres Manastirliu, kreu i qeverisë foli për nevojën për t’u dhënë të rinjve shqiptarë një ofertë akademike serioze dhe konkurruese dhe për ta bërë këtë tha se duhet që të rishikohet ligji për arsimin e lartë.

“Del qartë progresi i bërë në këto vite dhe volumi jo i vogël i gjërave që mbeten për t’u bërë se ndërkohë që ne ecim përpara, nuk ka diskutim që bota fluturon. Dhe për të kapur ritmin, dhe për t’ju dhënë vajzave dhe djemve të këtij vendi, por edhe të tjerëve, një ofertë akademike serioze dhe konkurruese në kushtet kur së shpejti, Shqipëria do të bëhet anëtare e BE. Kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurim ata që janë të domosdoshme për tu adresuar, duke filluar rishikim i ligjit të arsimit të lartë që i janë ribërë vitet për t’u riparë nga maja e një eksperience të akumuluar, por edhe shumë te rejave në botën akademike“- deklaroi Rama. Versus.al

Poll