
Kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Kiduina Zaka në një deklaratë për media ka denoncuar me emra kandidat të Partisë Demokratike të cilët sipas saj kanë hyrë në qendra votimi dhe po bëjnë presion mbi zgjedhësit dhe komisionerët, në shkelje të plotë me ligjin.
Sipas Zakas, Zana Numani, Luljeta Sejko, Luan Baçi, Eduart Sharka, Gentian Çela, Samena Malenaj dhe Silva Hasaj kanë hyrë në qendra votimit dhe po ushtrojnë presion mbi komisionerët dhe zgjedhësit.
Zaka shton më tej se Sekretari i qendrës së votimit në Topojë të Fierit është larguar duke marrë vulën me vete.
'Skuadra juridike të qarkut Fier po procedon me kallzime personale për secalin kandidat të paritsë demokratike që hyjnë në qendrat e votimit në shkelje të kodit duke bërë presion mbi komisionerët dhe zgjedhësit në përgjithësi.' mbyll deklaratwn e saj Zaka.
Deklarata e Kiduina Zakas: Partia Demokratike në qarkun e Fierit po zbaton një aksion të organizuar për të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit. Përfaqësues të kësaj force politike kanë braktisur detyrën në disa raste siç është Sekretari i qendrës së votimit 3209/ 1 në Topojë të Fierit i cili ka marrë dhe vulën me vete.
Partia Socisaliste ka bërë kërkesë për zëvëndësim të menjëhershëm të Sekretarit të Qendrës së votimit 3201/9, Jani Sharka. Partia Socialiste ju bën thirrje dhe njëherë të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike të mos ju binden urdhërat të udhëheqëve të tyre për të shkelur ligjin, çdo shkelje e ligjit do të denoncohet në organet ligjzbatuese.
Ndërkohë që në orët e para të procesit të votimit janë vërejtrur kandidat të Partisë Demokratike që në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor kanë hyrë brenda qendrave të votimit. Përmendnim këtu kandidatët Zana Numani, Luljeta Sejko, Luan Baçi, Eduart Sharka, Gentian Çela, Samena Malenaj dhe Silva Hasaj të cilët në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor hyn në qendra të votimit duke ushtruar presion mbi komisionerët ndërkohë që ata kryejnë detyrat sipas parashikimit ligjore.
Skuadra juridike të qarkut Fier po procedon me kallzime personale për secilin kandidat të Partisë Demokratike që hyjnë në qendrat e votimit në shkelje të Kodit duke bërë presion mbi komisionerët dhe zgjedhësit në përgjithësi. Të gjithë këto aksionet janë të fotografuar me pamje filmike dhe fotografi. /Versus.al







