POLITIKË /

Noka e Balla pranë njëri-tjetrit, monitorojnë votat e diasporës

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të vijojë numërimin pa hapur përkohësisht zarfet e ardhura nga Greqia, Balla ka shprehur shqetësimin e tij për qëndrimin e opozitës.

Shkruar nga Versus

Noka e Balla pranë njëri-tjetrit, monitorojnë votat e

Në Parkun Olimpik të Tiranës, ku po bëhet procesi i numërimit të votave të diasporës, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, janë parë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, duke monitoruar nga afër zhvillimet.

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të vijojë numërimin pa hapur përkohësisht zarfet e ardhura nga Greqia, Balla ka shprehur shqetësimin e tij për qëndrimin e opozitës. Ai ka theksuar se Partia Socialiste nuk arrin të kuptojë se çfarë po kundërshtohet nga Partia Demokratike në këtë proces. Sipas tij, thirrja e Flamur Nokës për ndalimin e hapjes së kutive me vota nga Greqia është një shkelje e dënueshme e ligjeve zgjedhore dhe një tentativë për të ndërtuar një alibi për humbjen nga ana e opozitës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri, ka shpjeguar arsyet e kërkesës së opozitës për të veçuar votat nga Greqia. Ai ka theksuar se ka indicie mbi besueshmërinë e procesit në këtë shtet, duke përmendur raste të patronazhit dhe shkelje të rregullave të shpërndarjes së fletëve të votimit. Nuri ka shtuar se zarfet janë lënë në rrugë dhe nëpër pika bastesh, duke ngritur dyshime mbi integritetin e procesit zgjedhor.

Poll