
Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve kishin thirrur sot në orën 11:00 mbledhjen e këtij organi për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Mirëpo një mbledhje e tillë nuk u mbajt pasi dera e sallës u gjet e mbyllur me çelës, gjë që u konstatua nga deputetët Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Saimir Korreshi.
Bylykbashi akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi i cili sipas tij ka urdhëruar mbylljen e sallës së këshillit.
“5 anëtarë të Këshillit dhe të Rregullores dhe Mandateve dhe Imunitetin, kanë bërë kërkesën për thirrjen e mbledhjes pas kërkesës ë SPAK për heqjen e imunitetin për Ballukun, në kuadër të shkeljeve skandaloze. Ne kemi bërë këtë kërkesë si gjysma e anëtarëve. Mbledhja është e vlefshme, por kryetari i Kuvendit refuzon që të thërrasë pjesën tjetër, të bëjë veprimet e tij të kërkuara nga ligji, duke bllokuar një proces të rëndësishëm të Parlamentit për heqjen e imunitetit të deputetit as kësaj afere. Ja ku jemi, kryetari i Kuvendit na e ka bllokuar, dera është e mbyllur.”, tha Bylykbashi. Versus.al

