POLITIKË /

"Këto janë aktet e një burri shteti", Sula ironizon sërish Berishën: Më të votuarit i la jashtë

Shkruar nga Versus

"Këto janë aktet e një burri shteti", Sula ironizon

Deputeti Dashnor Sula i cili u la jashtë listave të PD për zgjedhjet e 11 majit, ka vijuar me ironitë ndaj Sali Berishës lidhur me këtë fakt.

Në një video të publikuar, i renditi disa prej më të votuarve në Primare të cilët u lanë në lista të hapura dhe në ‘zonë rreziku’ për zgjedhjet e 11 majit. Duke e ironizuar Berishën si ‘burrë shteti’, Sula thotë se ata të cilët u votuan më së shumti, u lanë jashtë listave ose në lista të hapura.

“Burrat e shtetit e bëjnë diferencën me akte! Me të njëjtën përpikmëri dhe vendosmëri si zbatoi premtimin e dhënë për respektimin e votës së Antarësisë së Partisë Demokratike në primare, PRIMARI do jet “madheshtor” edhe me respektimin e premtimeve per ekonomine dhe shtetin e se drejtes.

Tha që do respektoj kuotat, e bëri: Shikojini në video gratë më të votuara  në primare trajtohen me privilegj; jashtë listave ose në lista të hapura.

“Rezultati në Primare do jet element kryesorë për listat e mbyllura”- Fiks, siç e premtoi ashtu e bëri: Ilir Alimehmetin e lëshoi në terren të egër edhe për një senator partie. Demokratët e Elbasanit i zgjodhën kandidatët e tyre në Primare: Primari e respektoi premtimin dhe Dashnor Sulën e përjashtoi nga çdo listë e mundëshme. Madje edhe me nofkën “SKAPIST”.   Ja pra, këto janë aktet e një burri shteti”- shkruan Sula. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: