Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social X lidhur me zaptimin e trotuareve nga bizneset në zonën bregdetare të Lungomares në Vlorë.
Ai kërkoi dhe njëherë çlirimin e menjëhershëm të hapësirave publike, duke e konsideruar këtë një hap të nevojshëm për ngritjen e standardeve të shërbimit dhe përmirësimin e imazhit të “Shqipërisë Turistike”.
Rama theksoi se nuk ka asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, siç ndodh në qytete si Parisi, Londra apo New York-u, por shtoi se trotuari është i dedikuar për këmbësorët dhe nuk duhet të transformohet në një “barrikadë”, siç po ndodh aktualisht në Lungomare.
Kryeministri e përshkroi Lungomaren si një model modern të qytetit bregdetar, që duhet të shërbejë si shembull edhe për dizajnin e hapësirave të shërbimit përgjatë vijës bregdetare.
Rama i bëri thirrje pronarëve dhe menaxherëve të bizneseve të largojnë vetë pengesat dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Bashkinë e Vlorës dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për të punuar mbi një dizajn të ri, për të cilin qeveria është e gatshme t’i mbështesë plotësisht.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike
Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh
Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi./Versus.al
Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe… pic.twitter.com/CiPmZMAY5J
— Edi Rama (@ediramaal) July 6, 2025







