Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 21 mijë nënshkrimet e qytetarëve lidhur me “Votën e Diasporës” dhe “Hapjen e Listave Zgjedhore”.
Ky lajm është bërë me dije nga Lëvizja “Shqipëria Bashkë” të cilët ishin dhe iniciatorët e kësaj nisme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale anëtarët e Lëvizjes “Shqipëria Bashkë” theksojnë se tanimë pasi KQZ miratoi vendimin i takon Parlamentit që të marrin në shqyrtim këtë projektligj dhe miratojë vullnetin shqiptarëve të cilët janë shprehur pro kësaj nisme.
“Pas muajsh përpjekjesh, sot shënuam një fitore të veçantë! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për regjistrimin e nismës ligjvënëse dhe pranimin e 21 mijë nënshkrimeve qytetare, për 'Votën e Diasporës' & 'Hapjen e Listave Zgjedhore'. Tanimë, i takon parlamentit shqiptar te tejkalojë mungesën e vullnetit politik, e të miratojë vullnetin e 21.000 qytetarëve/zgjedhësve shqiptarë që janë shprehur pro kësaj nisme”, shkruhet në postimin e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” më 6 qershor të këtij viti dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi 20 mijë firma të qytetarëve për votën e Diasporës.







