
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli, ka folur për herë të parë pas daljes nga reality show, ku ka ndarë detaje për jetën e tij, sfidat personale dhe planet për të ardhmen.
I ftuar në “Fan Club”, ai u shpreh se megjithëse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, për të përvoja në Big Brother ka qenë një mundësi e rëndësishme për të fituar vëmendje dhe për të nisur një kapitull të ri në jetën e tij.
Stenaldo tregoi se rrugëtimi i tij ka qenë i vështirë, duke përmendur periudha sfiduese në Gjermani, ku kishte jetuar me nënën dhe kishte humbur punën, çka e kishte vendosur në një situatë të vështirë ekonomike dhe emocionale.
“Kur gjeta veten në atë pozicion të palakmueshëm thashë Big Brother duhet të jetë mundësia ime, çelësi i artë që më hap dyert,” u shpreh ai, duke theksuar se pjesëmarrja në program ishte një shpresë për një fillim të ri.
Ai shtoi se sot ndihet i vlerësuar nga publiku dhe ka marrë mijëra mesazhe mbështetjeje, por theksoi se ka nevojë për një mundësi konkrete për të rindërtuar jetën dhe për të ndihmuar nënën e tij.
“Nuk fitova çmimin, por kam nevojë për një mundësi që t’i rikthehem jetës fort dhe të bëj maksimumin për mamanë time,” tha ai mes të tjerash.
Mëhilli u shpreh mirënjohës për mbështetjen që ka marrë dhe tha se është i vendosur të mos dorëzohet, duke theksuar se dëshiron të ecë përpara dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Tashmë mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e tij të ardhshëm pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

