MAGAZINË /

Botërori 2026/ Messi feston ditëlindjen e 39-të mes lavdisë dhe golave historikë

Messi ka arritur një tjetër rekord historik në Kupën e Botës për meshkuj, duke u renditur si golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni, duke kaluar emra të mëdhenj të futbollit botëror.

Shkruar nga Versus

Botërori 2026/ Messi feston ditëlindjen e 39-të mes lavdisë

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, ka festuar sot 39-vjetorin e lindjes, në një moment kur emri i tij vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së skenës ndërkombëtare të futbollit.

Sipas raportimeve, Messi ka arritur një tjetër rekord historik në Kupën e Botës për meshkuj, duke u renditur si golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni, duke kaluar emra të mëdhenj të futbollit botëror.

Ai numëron tashmë 18 gola në historinë e Botërorëve, duke lënë pas Miroslav Klose dhe Kylian Mbappé, të cilët kishin nga 16 gola secili.

Në turneun aktual, kapiteni i Argjentinës është gjithashtu në garë për “Këpucën e Artë”, me pesë gola në dy ndeshje, përfshirë një tripletë në sfidën hapëse kundër Algjerisë.

Homazhet për sulmuesin argjentinas kanë ardhur nga të gjitha anët e botës së futbollit, me Federatën Argjentinase të Futbollit që e ka cilësuar atë si “kapitenin, simbolin dhe ikonën e kombit”.

Edhe ish-klubi i tij, Barcelona, ka bërë një urim simbolik në rrjetet sociale, duke shkruar: “Edhe një vit duke festuar madhështinë”.

Messi, i cili aktualisht aktivizohet në kampionatin amerikan me Inter Miami, mban një sërë rekordesh të tjera historike, përfshirë golat më të shumtë me Barcelonën dhe me përfaqësuesen e Argjentinës.

Në Argjentinë janë organizuar gjithashtu mesazhe dhe homazhe simbolike për ditëlindjen e tij, duke e konsideruar atë një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit botëror.Versus.al

Poll