
Në koncertin e reperit të njohur Italian Olly në Xhenova në stadiumin Ferraris, një grup fansash mbrojtën një vajzë të vogël nga turma, duke e lejuar atë të kërcente në paqe.
Zinxhiri njerëzor u formua spontanisht dhe brenda pak minutash gjatë këngës "Depresso Fortunato".
Videoja, e postuar në mediat sociale, mblodhi mijëra shikime dhe komente nga përdoruesit që e quanin atë "një shembull të bukur respekti dhe humanizmi" nën skenë.
View this post on Instagram

