POLITIKË /

“Kryemagjistarët e kthyen statutin në letër bakalli”, Sula për kandidatët e PD në Elbasan: Kush përfaqëson të krishterët?

Shkruar nga Versus
“Kryemagjistarët e kthyen statutin në letër bakalli”,
Fotomontazh: Deputeti Dashnor Sula dhe kreu i PD, Sali Berisha

Sot kryedemokrati Sali Berisha mban takimin e prezantimit të kandidatëve të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. Por nuk ka munguar as një tjetër reagim nga deputeti Dashnor Sula i cili mbeti jashtë listave për zgjedhjet e 11 majit.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij social, Sula ngre pyetjen se kush do të përfaqësojë komunitetin e krishterë në Elbsan, duke qenë se asnjë prej kandidatëve aktualë nuk i përket këtij besimi. Sipas tij, statuti i PD është shkelur dhe është kthyer në “letër bakalli”.

Reagimi i plotë:

Kush i përfaqëson Demokratët e besimit të krishter në listën e PD në Elbasan?!

Zhdukja nga lista e kandidatëve, e  deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë.

Injorimi i antarësisë së Partisë Demomratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votatat e tyre në Primare.

Mospërfaqësimi i 6 bashkive nga 7 që ka qarku Elbasanit me kandidatë në listën e kandidatëve për deputetë.

Diskriminimi dhe përçmimi që u është bërë Demokratëve dhe votuesve të zonave rurale në Qarkun e Elbasanit duke mos i përfaqësuar me emra në listë të mbyllur, nuk janë të vetme të probleme në listë e kandidatëve të PD për deputetë.

Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?

Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH? 

Përgjigja është: Askush!

Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN  e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shnderruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demomratët e komunitetit të Krishterë. Lista është për primarin jo demokratët. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: