
Kryetari i Partisë Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni, ka marrë vendimin për t'u tërhequr nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, i udhëhequr nga Sali Berisha.
Në një letër të drejtuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirijan Celibashit, Shtjefni shpreh shqetësimin se ky koalicion nuk ka funksionuar siç ishte pritur që nga fillimi i marrëveshjes.
Ai thekson gjithashtu se Partia Ora e Shqipërisë nuk është ftuar në asnjë nga takimet që janë organizuar në qytete, gjë që ka ndikuar në vendimin e tyre për t'u distancuar nga ky koalicion.
Dokumenti i dërguar në KQZ:
I nderuar Z.Kryekomisioner! Ju njoftoj se Partia Ora e Shqiperise ne Kualicion me Alencen per Shqiperine Madheshtore nuk ka funksionuar qe diten kur eshte firmosur marreveshja!
Aleanca per Shqiperine madheshtore nuk ka future ne listen e hapur Kryetarin e partise, nuk ka ftuar Partine Ora e Shqiperise ne hapjen e fushates elektorale, por Kryetari I partise mori pjese i pa ftuar ne takim.








