POLITIKË /

Kur do të udhëtoni drejt SHBA? Berisha: Falënderoj Rubion dhe Trump, por tani kam fushatën dhe zgjedhjet

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi përmes një deklarate për mediat, ku shprehu mirënjohjen e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio, dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për mbështetjen që kanë ofruar.

Shkruar nga Versus

Kur do të udhëtoni drejt SHBA? Berisha: Falënderoj Rubion dhe

Në një deklaratë publike, Partia Demokratike njoftoi se Sali Berisha është tani i lirë të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi përmes një deklarate për mediat, ku shprehu mirënjohjen e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio, dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për mbështetjen që kanë ofruar.

Berisha: Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën.

Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken.

Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin.

Me këtë rast, unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë.

Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetën, e cila vonon, por nuk harron.
Ky vendim nxjerr edhe njëherë para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë, që vendimet politike të godisnin opozitën konservator në Shqipëri.

Kur do të udhëtoni drejt SHBA?

Berisha: Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës. Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar.

A keni marrë përgjigje nga DASH?

Berisha: Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga DASH.

A ju është hequr non grata?

Berisha: Non grata është konsideruar vendim politik, është dënim se është tjetër kur shqyrtohet, por është shpallur vendim i politizuar i administratës Biden.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: