
Pas një seance maratonë në Kuvend, socialistët kanë miratuar projektligjin për barazinë gjinore në Shqipëri. Që prej mëngjesit, koalicioni pro familjes ka protestuar jashtë Kuvendit kundër këtij ligji i cili sipas tyre shkatërron normat bazë morale të shoqërisë dhe mbjell një doktrinë majtiste të rrezikshme të drejtuar nga George Soros.
Socialistët kanë përdorur forcën e kartonit duke e miratuar ligjin me 77 vota pro. Ndërsa opozita ka shprehur kundërshtinë me 36 vota kundër.
Projektligji “Për barazinë gjinore”, një nismë e qeverisë synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave. Por ajo çfarë ka ngjallur debate është pjesa e ''përcaktimit të shumëfishtë'' që sipas demokratëve i hap rrugën identifikimit të personave në gjini të ndryshme përtej 2 gjinive reale mashkull dhe femër. Versus.al

