Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare ditën e hënë, më 16 qershor 2025, në orën 13:00.
Sipas njoftimit në rendin e ditës të kësaj seance përfshihen:
-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5 qershor 2025;
-Njoftime nga institucionet dhe përfaqësuesit përkatës;
-Shqyrtimi i projektligjit “Për performancën energjetike të ndërtesave”;
-Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Njoftimi i Kuvendit:
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025, URDHËROJ: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.6.2025, ora 13:00. II.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.
4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III.
Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Versus.al







