POLITIKË /

“Laj gojën kur flet për ne”, Balla i ashpër ndaj Berishës e Topallit: Jozefinë në 2021-in bashkëpunuam kundër tij

Shkruar nga Versus
“Laj gojën kur flet për ne”, Balla i ashpër ndaj
Deputetët e PS duke duartrokitur, Taulant Balla, Sali Berisha

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend replikoi me kryedemokratin Sali Berisha dhe ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Duke e konsideruar paradoksale, Balla përmendi faktin se Berisha është marrë i pandehur nga SPAK, ndërsa tani bën sikur po mbron drejtësinë.

“Kur ti t’i drejtohesh këtij krahut këtej, duhet ta lash mirë gojën. Dëgjove? Edhe ngrije kokën, laje mirë gojën sepse edhe për këto që thua… ti zotrote je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. dhe ne nuk kemi thënë asgjë më shumë sesa kanë thënë SHBA-të të cilat të kanë shpallur non-grata për korrupsione. Drejtësia në Shqipëri të ka marrë të pandehur për korrupsion. Dhe tani të vish këtu të bësh të ndershmin, të flasësh në emër të drejtësisë ti që dy herë në muaj shkon para drejtësisë dhe i merr me libër shtëpie të gjithë ata që të kanë ngritur akuza”- tha Balla.

Teksa iu drejtua Topallit, Balla i kërkoi që të mos bënte sikur shqetësohej për Berishën duke i kujtuar faktin se në 2021-in ajo garoi në zgjedhje me një tjetër parti të themeluar prej saj, gjë që sipas Ballës e ndihmoi PS-në.

“Jozefinë të lutem mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun se në 2021-in kemi bashkëpunuar bashkë kundër tij, ë sa për korrektesë. Unë i di shumë gjëra sesi i ndanim këto llogaritë, vetëm se ti na dole huq fare se mendonim se do merrje votë në Shkodër, por dole siç dole në diasporë”-shtoi socialisti. Versus.al

Poll