POLITIKË /

“Lamborghini i Noizyt nuk është pensione e rroga”, Berisha: Rama i bie dallues e tallet me ju

Berisha i konsideroi veprimet e Ramës si një metodë të tij për të mos dhënë llogari mbi bilancin e qeverisë gjatë 12 viteve në pushtet.

Shkruar nga Versus
“Lamborghini i Noizyt nuk është pensione e rroga”,
Fotomontazh: Sali Berisha, Rama dhe Noizy në Dibër duke i rënë daulles

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit elektoral përmbyllës me qytetarët në Peqin, ironizoi edhe shfaqjen e djeshme të kryeministrit Edi Rama i cili kishte ftuar edhe këngëtarin Noizy në përmbylljen e fushatës në Dibër.

Berisha u shpreh se me të gjitha këto veprime, Rama synon që të shmanget nga llogaridhënia duke i rënë daulles dhe duke ftuar figura të shoubizit, njëjtë siç bëri edhe kandidatja për presidente në SHBA, Kamala Harris.

Pavarësisht se këngëtarit i uroi ta gëzonte mjetin luksoz, Berisha tha se kjo nuk sillte asgjë për qytetarët, e konkretisht për pensionistët apo të sëmurët.

“Organizon takime siç bëheshin në vitet ’50 që i organizonte fronti, veçmas burrat, veçmas gratë. U kthye në gjenet e të atit. I kërkohet të vijë të ballafaqohet, refuzon. Po pse refuzon? Sepse del hajdut para jush. Nuk thotë një fjalë se ku janë 130 milionë euro.

Nuk justifikon dot kurrë sarajet e tij në Surrel. Nuk justifikon dot kurrë 225 mijë tokë në Gjipe pa asnjë dokument kadastral, me falsitet, falsitet, falsitet.

Pra të gjitha këto kërkon t’u vërë perde ju. Tallet me ju, tallet me shqiptarët, merr daullen, i bie daulles. Gjen edhe Noizin me Lamborghini. Po Lamborghini i Noizit nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, po ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe?

Historia ka qenë e hidhur. Edhe Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte. Çfarë i mendon ky shqiptarët? Qenie primitive, njerëz të papërgjegjshëm? Njerëz që mund t’i mashtrojë. Kurrën e kurrës nuk janë të tillë shqiptarët, nuk janë të tilla gratë, nënat, motrat, vajzat tona. Ndaj dhe 11 Maji është dita e qytetarit”- deklaroi Berisha në takimin përmbyllës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: