POLITIKË /

Lapaj postoi foton me Viktor Zhustin, reagon aktori: Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje!

Sipas Zhustit, fotoja ishte realizuar vetëm për përdorim personal dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por u përdor më pas për qëllime politike

Shkruar nga Versus

Lapaj postoi foton me Viktor Zhustin, reagon aktori: Eh mor Llapa, të

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka shpërthyer në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie ku shfaqet pranë kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas Zhustit, fotoja ishte realizuar vetëm për përdorim personal dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por u përdor më pas për qëllime politike, duke e paraqitur aktorin si mbështetës të kësaj force, gjë që sipas tij është e pasaktë dhe padrejtësisht manipulues.

“Publikimi i fotos më ka shkaktuar shqetësim dhe zhgënjim. Reagimet negative kanë qenë të shumta, dhe kjo për shkak të shkeljes së besimit tim,” shkruan Zhusti, duke publikuar edhe mesazhe ku i kërkonte Gerti Kames që fotografia të mos publikohej, me garanci se kjo nuk do të ndodhte.

Nga ana tjetër, Adriatik Lapaj ka dalë me një përgjigje të fortë, ai mohon pretendimet e aktorit dhe thotë se Zhusti kishte dhënë vetë miratimin për publikimin. “Meqë jeni shqetësuar kaq shumë, foton e heq unë, por ndërgjegjja juaj e di që e vërteta është ndryshe,” shkruan Lapaj, duke theksuar se reagimi i Zhustit lidhet më shumë me frikën nga reagimet publike sesa me vetë veprimet e tij.

Reagimi i plotë i Viktor Zhustit:

Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.

Pranova të beje foto vetëm për albumin tënd privat meqë “ kishe shumë simpati si aktor” dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të “Shqipëria bëhet”, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh

(po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij) por juve, duket e kishit të nevojshme, një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…

Duke e shoqëruar foton me komentin “erdhi na takoi dhe na dha energji pozitive”… më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria, vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por, VETËM me ata, kundër të cilëve ju, po luftoni me çdo mjet e mënyrë.

Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejfmbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.

Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur dhe reagimi nga Adriatik Lapaj poshtë postimit të aktorit Zhusti 

Lapaj postoi foton me Viktor Zhustin, reagon aktori: Eh mor Llapa, të

"I nderuar artist, ne asnje rrethane nuk do beja replike me ju, por ndihem me shume se i habitur me sa keni shkruar qe ju e dini mire qe eshte e pavertete. Ndoshta foto me mua "armikun e sistemit" sic dhe vete e thoni ju ka shkaktuar shume armiqesi, por ky nuk eshte faji im, nga sa duket mbetet frika juaj. Shume deshmitare ishin aty dhe eshte e provueshme qe une ju thashë s'po e postoj e ju thate postoje pa problem. Meqe jeni shqetesuar shume foton e heq une "armiku i popullit", por ndergjegjia jote e di qe e verteta eshte ndryshe. Ka 2 dite postimi...mund te me kishe shkruar dhe e hiqja une ne cdo kohe pa qene nevoja te deformoje mbiemrin tim. Sigurisht per mua mbetesh prape artist shume i dashur, une mbiemrin e kam Lapaj z. Zhusti." - shkruan Lapaj 

 

Poll