
Replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha vijojnë. Këtë herë Rama nga Elbasani ironizoi Bashën duke e cilësuar si një njeri të lidhur ngushtë me gjumin.
“Ai është i përsosur, i lindur i tillë. Një njeri të cilin gjumi e do aq shumë sa e mban për vete, është i përsosur. Ka njerëz që thonë se lindin me këmishë, luli ka lindur me këmishë nate. Por nuk janë të gjithë kështu, një është ai, njëshi”- tha Rama.
E menjëhershme ishte përgjigjia e Bashës i cili sërish nga makina me një këngë të reperit Unikkatil përmendi sërish bashkëpunëtorët e kreut të qeverisë të cilët tashmë janë të arrestuar.
“Veç mos kaj Rame. Me këmishë ë? Me këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame? Çfarë këmishe ka veshur Lali Eri, po Ilir Beqaj, vetëm Beni ka shpëtu për momentin. Bravo Rame këmishë me vija shokëve”- iu përgjigj Basha. Versus.al







