Vetëm pak më shumë se 2 orë, pasi paralajmëroi për gazetarët se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit të Apelit për logon dhe vulën e PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar se po shkon drejt krijimit të një fraksioni brenda PD-së.
Dhe këtë e ka treguar edhe me ndryshimet më të fundit që ka bërë në faqen e tij në Facebook.
Fraksioni i Bashës duket se do të identifikohet me slloganin “Demokratët Euroatlantikë”, ndërsa i është shtuar edhe yjet e flamurit të BE-së.
Fraksionin Basha duket se do ta krijojë brenda PD-së me qëllimin se si do që të jetë vendimi që do të marrë gjykata për rekursin e tij, ai të jetë aty brenda dhe të ndikojë tek simpatizantët.
I pyetur me këmbëngulje nga gazetarët, nëse do të krijonte parti të re apo se çfarë do të bënte, Basha e mohoi se do të ketë lëvizje të re politike.
Por me lëvizjet e fundit, ai po zyrtarizon fraksionin brenda PD-së.








