POLITIKË /

Masakra e Rinasit, Rama jep përgjigjen sesi mund të ishin identifikuar autorët: Ka zvarritje burokratike

Rama tha se mungon rritja e kapaciteteve për monitorimin dhe identifikimin e personave që kryejnë krime të tilla.

Shkruar nga Versus

Masakra e Rinasit, Rama jep përgjigjen sesi mund të ishin identifikuar

Prokuroria e Tiranës nuk ka zbardhur dot deri më tani asnjë detaj nga atentati i ndodhur mesditën e së martës përveçse pamjeve të publikuara në media. Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama i pyetur në emisionin "Real Story" tha se në vendin donë mungojnë kamerat inteligjente, për të cilat po punohet me Emiratet e Bashkuara Arabe me qëllim instalimin e një sistemi monitorimi inteligjent.

“Ajo që na mungon qartësisht në këtë moment është rritja e kapaciteteve për monitorimin dhe për identifikimin e keqbërësve dhe ne praktikisht kemi vënë në vijë këtë proces që është zvarritur disa kohë për arsye burokratike nga ana e Policisë së Shtetit dhe nga ana e Ministrisë së Brendshme që është procesi i transformimit digjital të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve dhe të qyteteve të vendit.

Kështu që projekti është gati, financimi është vënë në dispozicion, kompania është një nga më të mirat në botë, sistemi është i sprovuar në Emiratet e Bashkuara me një sukses të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që në javët ne vijim të fillojë më në fund puna dhe koha e realizimit dhe të fillimit të vendosjes në punë të sistemit është 12 muaj dhe pastaj do të jemi në një tjetër nivel komplet përsa i përket kapaciteteve për të identifikuar dhe për të reaguar ndaj keqbërësve të çdo lloji”, tha Rama.

Ajo çfarë ka vështirësuar punën e grupit hetimor është fakti se përgjatë rrugës që përshkuan autorët pas ngjarjes, kamerat nuk punonin për shkak se nuk ka patur energji elektrike. Versus.al

Poll