POLITIKË /

Mbeti jashtë Kuvendit, Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e AKU

Shkruar nga Versus
Mbeti jashtë Kuvendit, Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e
Blerina Gjylameti

Blerina Gjylameti, ish-deputetja e Partisë Socialiste është emëruar drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Gjylameti garoi në listat e hapura për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit pavarësisht se kërkoi rinumërim.

Tashmë Gjylametit i besohet posti i rëndësishëm në një situatë ku siguria ushqimore është në pikë kritike dhe BE ka vendosur rregulla strikte në këtë fushë nëse Shqipëria do të vijojë me ecuri pozitive në procesin e anëtarësimit. Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar "sigurinë ushqimore" si sfidën më të madhe duke e pranuar se niveli i sigurisë së ushqimit që konsumojnë shqiptarët, është i ulët. Versus.al

Poll