Fredi Beleri do të fluturojë të hënën (15 korrik) për në Strasburg me një ndalesë në Athinë, shkruan media greke Prothema.gr.
Ai pritet në mbërrijë në aeroportin e Athinës në orën 12:30.
Më pas ai do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare të Parlamentit Evropian dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarët e Parlamentit Evropian dhe Komisionit, po sipas medias helene.
Sipas burimeve qeveritare greke, shton më tej kjo medie leja për Fredis Belerin është një zhvillim i rëndësishëm dhe është kënaqësi që ai do të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Europian.
Gjykata e Posaçme e dënoi Belerin me dy vite burg për për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Ndërsa pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin./Versus







