
Kryeministri Edi Rama në Podcastin e radhës ‘Flasim’ ka rrëfyer dhe pjesën kur ai merret me art që e shfrytëzon në ditë kur ai shkëputet nga detyrat e tij si kreu i qeverisë.
Rama deklaroi se në ditët kur ai është i lirë në fundjavë futet në “shpellë” dhe shkëputet për të bërë një ‘detoks’.
“Kur ka një të shtunë ose të diel që është më e lehtë, shkoj dhe futem në shpellën e Dules dhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe gjithë ngjyra, nuk e prek telefonin dhe jam i shkëputur, bëj një detoks”, u shpreh Rama.
Gjithashtu kreu i qeverisë foli dhe për një nga temat që ai mendon siç është dorëheqja. Kreu i qeverisë u shpreh se mendon shpesh se sa i lumtur do të ishte po të linte këtë punë.
Por shtoi se ajo që e ndalontë ishte se si do të ishte më pas vijëmsia e punës.
“Sa herë mendoj unë: ‘Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur’, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje”, u shpreh Rama./Versus.al
View this post on Instagram








