
Ditën e djeshme, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për çiftin Meta-Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë të cilët u morën të pandehur për aferën “CEZ-DIA”. Pas këtij lajmi, kreu i PL, Ilir Meta pati dy reagime nga burg uku shprehej se dikush brenda partisë së tij e kishte tradhëtuar duke i shitur patronazhistëve listën e votuesve të tij.
Lidhur me këtë pretendim, gazetarja Anduena Llabani, u shpreh se të vetmit persona që e vizitonin Metën në qeli ishin djali i tij Besarti dhe sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi. Ajo deklaroi në Euroneës se tradhëtarin e vërtetë brenda PL e njeh vetëm Monika Kryemadhi.
“Duhet thënë se i vetmi njeri që mund të dijë shumë elemente të fushatës elektorale është Tedi Blushi, pasi është i vetmi që, së bashku me djalin e Metës, e takojnë dhe e informojnë atë në burg. Meta foli sot për një tradhëtar brenda partisë, por tradhëtarin e vërtetë e njeh vetëm Monika Kryemadhi. Është një person që quhet Petrit Sina, i cili është shkarkuar nga Meta me një vendim të nisur me letër nga brenda burgut. Me dijeninë time, di që Sina synonte të merrte postin e sekretarit të përgjithshëm. Nga informacionet që kam brenda partisë, Petrit Sina është personi që Meta thotë se e ka tradhtuar në pjesën e fushatës, por ama Monika Kryemadhi e njeh mirë tradhëtarin brenda partisë”, tha ajo. Versus.al







