POLITIKË /

Nuk fitoi mandatin e deputetit, Meta nga qelia: Falenderoj 8 mijë heronjtë! U tradhtova nga brenda PL

Pas zhvillimeve të bëra nga SPAK ku u shpall i pandehur së bashku me Monika Kryemadhin, Ilir Meta hodhi akuza të forta edhe për tradhti nga brenda PL-së të një personi (nuk ia përmend emrin), që i ka shitur listën me 12 mijë votues të tij tek patronazhistët e PS-së.

Shkruar nga Versus

Nuk fitoi mandatin e deputetit, Meta nga qelia: Falenderoj 8 mijë

Pas zhvillimeve të bëra nga SPAK ku u shpall i pandehur së bashku me Monika Kryemadhin, Ilir Meta hodhi akuza të forta edhe për tradhti nga brenda PL-së të një personi (nuk ia përmend emrin), që i ka shitur listën me 12 mijë votues të tij tek patronazhistët e PS-së. Sipas tij, ky person donte të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit. Ndër të tjera Meta u shpreh se falenderoj qytetarët që e votuan.

“Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan Ilir metën, që u rrëmbye në mënyrë terroriste, me vetëdije, me blindat e e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij. I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan, por që u tradhtuan nga një maskara që me porosinë time dhe këtë e di sekretari i Përgjithshëm i PL, i cili dorëzoi listën me 12 mijë vetash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit që votonin Ilir Metën, duke ia dorëzuar patronazhistëve, sepse priste që të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit, në bashkëpunim edhe me bashkëpunëtorët e tjerë.”- tha Meta. Versus.al

Poll