
Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Nëpërmjet një postim në Facebook, teksa i shpreh ngushëllime familjes, ai shkruan se Nano u largua me dinjitet nga pushteti dhe politika.
“Lamtumirë Fatos Nano, koleg i tranzicionit U tërhoqe me dinjitet e shpejt nga pushteti dhe politika, Por, për fat të keq, u largove para kohe nga shoqëria dhe jeta. Ngushëllime familjes!”, shkruan Meidani. Versus.al
