POLITIKË /

Në fillim tha se u nxit nga grekët e serbët, Balla: Protesta ishte e bukur, por tani kanë mbetur sorrat

Pas pretendimeve të mëparshme se protesta po nxitej nga shtete armiqësore që nuk duan suksesin e Shqipërisë, Balla ka ndryshuar versionin duke thënë se në fillim protesta ishte e bukur.

Shkruar nga Versus

Në fillim tha se u nxit nga grekët e serbët, Balla: Protesta

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mori fjalën në Kuvend dhe iu drejtua deputetëve të partive të reja, Erald Kapri dhe Redi Muçi lidhur me protestën masive të qytetarëve që vijojnë të jenë në shesh prej 43 ditësh.

Balla i tha Muçit se e vetmja shumicë që mund të flasë në emër të popullit është PS.

“Nuk ke të drejtë as politike as morale të flasësh në emër të popullit sepse në emër të popullit ka një shumicë të caktuar nga vota e një viti më parë. Ndërkohë që ti je thjesht dhe vetëm aksidentalisht në këtë sallë për shkak se ke ardhur për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër. Pra ti ke ardhur “hajdutçe””- u shpreh ai.

Ndërsa për protestën që e kishte quajtur si të nxitur nga Irani dhe grekët, Balla ndryshoi mendje dhe tha se nisi bukur, por shtoi se me futjen e partive politike, tanimë në shesh nuk janë “flamingot”.

“Unë nuk tallem me protestën, kur nisi ishte diçka e bukur. Nisi në emër të disa kërkesave për mjedisin. Nuk e di sesa mirë i ndiqni statuset e mia të orës 7, transparencë është ajo. Tregon sesi kur hyri Saliu, hyri Gonja, hyri Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorra si puna jote, edhe si puna e këtij tjetrit, edhe si puna e Gones”- u shpreh Balla më tej ndërsa në fillimet e protestës pretendonte se po nxitej nga grupe greke, serbe e vende të tjera armiqësore. Versus.al

Poll