POLITIKË /

"Nesër mbledhje të posaçme", opozita braktis Kuvendin pas rrëzimit të komisioneve për McGonigal dhe 11 majin

Shkruar nga Versus

"Nesër mbledhje të posaçme", opozita braktis Kuvendin

Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur seancën e Kuvendit, pasi kërkesa e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore për dy çështjet, “McGonigal” dhe për zgjedhjet e 11 majit nuk u pranua nga mazhoranca.

Në fjalën e tij, Berisha, duke iu drejtuar qytetarëve, tha se zgjedhjet e 11 majit, morën damkën si farsë elektorale në raportin e OSBE-ODIHR, por opozitës iu mohua e drejta kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.

Ndërsa premtoi kundërpërgjigjie, grupi parlamentar është njoftuar për të zhvilluar nesër një mbledhje të posaçme në orën 12:00. Versus.al

Poll