POLITIKË /

Nga 2.4 euro në 200 euro, Vokshi-Rrjepajt: Pse Sterilizimi u bë me PPP? Ish zv.ministri: Mund të më akuzoni për herezi!

Shkruar nga Versus

Nga 2.4 euro në 200 euro, Vokshi-Rrjepajt: Pse Sterilizimi u bë me

Debati gjatë dëshmisë së ish-zv minsitrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj është përqendruar në pyetjen e bërë nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi përse u vendos që procesi i Sterilizimit të bëhej me koncesion dhe jo me prokurim publik.

Vokshi tha se ka një fryrje të shfirave të sterilzimit nga 2.4 deri në 200 euro mesatarisht. Ndërsa kërkoi shpjegim nga Rrjepaj. Ky i fundit, tha se në studimin e bërë ku bëhet një krahasim i tillë, nuk përfshihen vetëm kostot por edhe risqet e tjera që lidhen me gjetjen e pajisjeve të cilat nuk prodhohen në Shqipëri.

Pjesë nga debati në komision:

Vokshi: Pse vlerësuat se PPP është më e mirë dhe jo prokurimi publik. Sa do kushtonte kosto e një ndërhyrje kirurgjikale me procedurë publike?

Rrjepaj: Nëse do futeshim me prokurim publik duhet të marrim parasysh risqet.

Vokshi: Studimin që keni bërë…

Rrjepaj: Risqet janë shumë më të larta me prokurim publik. Në prokurim publik do kishim disa procedura për investime dhe furnizime e digjitalizim si dhe elementë të cilët nuk mund të bëhen në një procedurë të vetme, nuk flitet vetëm për Tiranën. Se pavarësisht se kam bërë një memo, masterplani ishte për QSUT-në vetëm. Në bazë të parametrave ndërkombëtarë sa i përket hapësirave që reparti duhet të zërë në metra katrorë llogaritet që janë kriteret gjermane që janë më të kursyerat, ato anglosanksonet që janë më të bollshmet. Ne kemi një kriter që për repartin qëndror të sterilizimit që mbulojnë një spital me 200 shtretër është 100 metra katror. Për një spital me 300 shtretër është 240 metër katror. Në këtë kontekst duhet të them se kompania që ka bërë studimin janë gjermane, janë 180 metër katror të repartit të sterilizimit që do të përballonin një fluks të ligjistikës për gjithë Shqipërinë. Shpërndarja në territor ku janë 350 spitale që kanë veprimtari kirurgjie, kështu që planifikimi ynë ka qenë për 2 reparte të tjera, një në veri një në jug.

Duhet të merrnim një ekspert që të na bënte strategjinë dhe masterplanin për gjithë Shqipërinë. Gjithë këto procedura kanë atë që njihet, risku i menaxhimit të programeve qeveritare. 4 vite nuk u vu në punë reparti qendor I sterilizimit sepse ishte produkt i planifikimit për të blerë artikuj dhe jo të alokoheshin të gjitha shërbimet që të niste pune. Nuk është hera e parë që ndodh që një produkt i tillë të mbetet pa zbatuar, pra “në kuti”. Burimet njerëzore i gjetëm në spitalin e Laçit, kishte 34 sanitarë vetëm një spital i vogël. Këto janë risqe që llogariten nëse përfitimi është më i mirë me PPP apo prokurim publik.

Vokshi: Ky koncesion nuk e ka shpëtuar sistemin shëndetësor, ende sot përdoren hidroklavat dhe autoklavat. A u bë një përllogaritje sesa do kushtonte ajo qendra nëse do vihej në funksion me prokurim publik. Sa do i kushtonte qeverisë? Një mjek që dëshmoi tha se mënyra sesi bëhej procedura kushtonte 2.4 euro sterilizimi i seteve, ju e keni dhënë mesatarisht 200 euro. Komisioni juaj a e ka bërë një përllogaritje? Puna juaj ishte krahasimi pse duhej të jepej me koncesion dhe jo me prokurim publik. Unë nuk shoh në studimin tuaj të ketë një vlerësim të tillë. A kishte përllogaritje çfarë na mbetet neve pas 10 vitesh?

Rrjepaj: Na mbetet çdo gjë. Unë po ju them sesa kushton një ndërhyrje kirurgjikale, nuk është synimi sterilizimi i setit sepse është një nga procedurat për të parandaluar infesksionet. Qëllimi është të kryejmë ndërhyrje kirurgjikale të sigurt dhe cilësore. Në ndërhyrjen kirurgjikale përfshihen të gjithë elementët determinantë për uljen e riskut të infeksioneve. Nëse citon google në një komision hetimor është fakt i rremë. Çfarë përfaqëson kjo fjala që ju thoni sterilizim me kosto 2.4 euro?

Vokshi: Dakord, unë dua koston tuaj me prokurim publik, sa është? Pse është kosto efektiv koncesioni dhe nuk është prokurimi publik? Këtë ua ka pyetur edhe minsitri Shkëlqim Cani.

Rrjepaj: Nuk përfshihet vetëm kosto në përcaktimin tonë por edhe risqet dhe vlerat. Kjo është kthyer në përplasje botëkuptimesh dhe e vetmja akuzë që mund të më bëhet është për herezi. Po flas për atë mjekun që ka ardhur këtu dhe ka thënë 2.4 euro.

Vokshi: Nuk dua të dëgjoj atë, dua t’ju dëgjoj juve. Nuk keni çmimet e referencave me botën.

Rrjepaj: Keni tabelat, aty janë shifrat e referencave. Nuk ka asnjë kosto mbi kostot e referencës përkundrazi madje janë ulur me 20%. Nëse do bënim kostot me prokurim publik, ku do i blinim instrumentet, në uzinën e Gramshit apo Poliçanit? Sepse nuk i prodhojmë këtu.

Vokshi: Jo do i blinit te Ilir Rrapaj, po çfarë është kjo tani? Nuk flitet kështu. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: