POLITIKË /

Një hap më pranë BE-së! Shqipëria çel një tjetër grup kapitull në Luksemburg. Mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare

Pas përfundimit të konferencës, pritet që kryeministri Rama, së bashku me ministrin Sikorski dhe komisioneren Kos, të mbajnë një deklaratë për shtyp, ku do të ndajnë më shumë detaje mbi këtë fazë të re të negociatave.

Shkruar nga Versus

Një hap më pranë BE-së! Shqipëria çel një

Shqipëria ka hedhur një tjetër hap përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot, në Luksemburg, u zhvillua konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ku u çel zyrtarisht grup-kapitulli i dytë i negociatave, i njohur si “Tregu i Brendshëm”.

Konferenca u drejtua nga ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me komisioneren europiane për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Marta Kos.

Grup-kapitulli i dytë përfshin disa nga parimet themelore të BE-së, si: lëvizja e lirë e mallrave, punëtorëve, kapitalit dhe shërbimeve, si dhe të drejtën për të themeluar një biznes dhe për të ofruar shërbime brenda tregut të përbashkët.

Pjesë e këtij grup-kapitulli janë edhe çështje të rëndësishme si legjislacioni për shoqëritë tregtare, e drejta e pronësisë intelektuale, politika e konkurrencës, shërbimet financiare dhe mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit.

Pas përfundimit të konferencës, pritet që kryeministri Rama, së bashku me ministrin Sikorski dhe komisioneren Kos, të mbajnë një deklaratë për shtyp, ku do të ndajnë më shumë detaje mbi këtë fazë të re të negociatave.

Kujtojmë se deri më sot janë mbajtur tre konferenca të ngjashme:
• E para më 19 korrik 2022 në Bruksel, që shënoi nisjen e negociatave;
E dyta më 15 tetor 2024 në Luksemburg, për çeljen e kapitullit për drejtësinë dhe institucionet demokratike;
E treta më 17 dhjetor 2024 në Bruksel, për Klasterin 6, që përfshin marrëdhëniet e jashtme.

Ky zhvillim shihet si një sinjal pozitiv për progresin e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve për anëtarësim, ndërsa procesi i negociatave mbetet një rrugë e gjatë dhe teknike që kërkon përkushtim dhe reforma të qëndrueshme. /Versus.al/

Tags:

shqiperi

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: