POLITIKË /

“Nuk kam përgjegjësi për rezultatin e Metës”, Kryemadhi: S'kam qenë lidere e fushatës së tij

Kryemadhi tha se përgjegjësia kryesore duhet të shihet tek qeveria, e cila sipas saj ka vjedhur votat.

Shkruar nga Versus

“Nuk kam përgjegjësi për rezultatin e Metës”,

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli për mediat jashtë Kuvendit lidhur me çështjen e angazhimit të saj në politikë.

Kryemadhi tha se nuk ka përgjegjësi lidhur me rezultatin dhe se përgjegjësia duhet të kërkohet tek qeveria e cila sipas saj ka vjedhur vota dhe ka kryer krime elektorale.

“Nuk shoh ndonjë përgjegjësi të madhe. Se nuk kam qenë lidere e fushatës së tij zgjedhore. Kam qenë një ndër personat që kërkonte votë për Ilir Metën. Përgjegjësinë më të madhe duhet ta kërkojmë tek organizatorët e zgjedhjeve, tek qeveria që vjedh haptas”- tha Kryemadhi.

“Filmi është njëra anë e jetës, është shumë interesante. Politika nuk bëhet vetëm verbalisht”- shtoi më tej. Versus.al

 

Poll