POLITIKË /

Nuk u caktua si drejtues politik, Gjiknuri flet shkurt për marrëdhënien me Ramën dhe arrestimet e SPAK

Gjiknuri tha se vijon të ketë të njëjtat marrëdhënie pune me kryesocialistin Edi Rama, pavarësisht aludimeve.

Shkruar nga Versus

Nuk u caktua si drejtues politik, Gjiknuri flet shkurt për

Deputeti Damian Gjiknuri, i cili ka mbajtur më herët postin e sekretarit të përgjithshëm të PS, ka folur së fundmi mbi situatën politike në vend dhe arrestimet e bujshme të SPAK të cilat më të shpeshta kanë qenë nga krahu i socialistëve ndër këto vite, duke i nxjerrë si më të inkriminuar.

Në një intervistë për Klan Neës, Gjiknuri është shprehur se pavarësisht shkeljeve me të cilat janë kapur zyrtarët socialistë, kjo gjë nuk do ndikojë tek zgjedhjet dhe e justifikoi duke thënë se jetëgjatësia në pushtet të ekspozon ndaj vendimmarrjeve të ndryshme.

“Këto nuk janë gjëra të mira as për Partinë Socialiste, po as për shtetin në terësi. Ne do donim që të gjithë zyrtarët tanë të jenë të ndershëm, të mos kishte shkelje ligji. Mendoj që këto në terësi nuk do kenë lidhje direkt me zgjedhjet, secili ka përgjegjësi për veprimin e tij. PS ka shumë bashki, ka shumë vite në pushtet dhe normalisht kur qeveris për 12 vite dhe zotëron pjesën më të madhe të bashkive të vendit, normalisht do të ndodhin gjëra të tilla. Jetëgjatësia në pushtet të ekspozon ndaj vendimmarrjeve të ndryshme.”- tha Gjiknuri.

I pyetur për marrëdhënien me Ramën pasi ky i fundit nuk e caktoi si drejtues politik në ndonjë qark, Gjiknuri u përgjigj shkurtimisht duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar se kanë të njëjtat marrëdhënie pune.

“Marrëdhëniet i kam pasur konstante me kryetarin e partisë, marrëdhënie pune, siç i kam pasur gjithmonë. Do vazhdoj t’i kem…”

Sa i takon kërkesave të opozitës për qeveri teknike, deputeti socialist u shpreh duke thënë se kjo është vetëm kërkesë e një pale që është e vetëdijshme që nuk fiton dot në zgjedhje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: