POLITIKË /

“O Lul ku je? Sa herë të kujtoj kam një përvëlim”, Rama batuta për Bashën: Ka qenë omëlsina jonë

Rama ka ironizuar sërish me batuta ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

Shkruar nga Versus
“O Lul ku je? Sa herë të kujtoj kam një
Lulzim Basha dhe Edi Rama, 17 maj 2017

Mes pyetjeve të ndryshme drejtuar Ramës, nuk ka munguar përmendja e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa përgjigjet, kryeministri nuk kurseu batutat, duke thënë se e ndjen mungesën e Bashës sa herë që ia përmendin.

“Do t’ju bësh një tortë si Basha në Tiranë shqiptarëve që të duan? Nuk e di cfarë ke dashur të thuash, por një omëlsinë kemi pasur. Se di si do ja bëjmë të kemi tjetër, Lul Bashën kemi pasur ëmbëlsirë. Edhe tortën jo rastësisht e bëri Lul Basha me thënë të drejtën nga gjithë ato që ka thënë, vetëm tortën ka bërë. O Lul ku je mo se sa herë më kujtojnë ty, kam një nostalgji, një përvëlim nuk e di”- u shpreh kryeministri Rama. Versus.al

Poll