Pas publikimit të videos nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili me nota ironie, u shpreh se e kishte marrë malli për përballjet e tyre politike.
“Po mor Lul si mos të pyes më për ty. Na thave sytë mor zotni. Po sit ha? Vdiq Luli. Vetëm unë s’e besova se e di që ti je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7x7 bëjnë 42 e nuk e lun topi. Ku ka vdekje që të afrohet tu mor Lul. Vetëm kur dole e the që jam gjallë, mos thashë po rren”- tha Rama.
Sa i takon faktit që Basha përmendi takimet që po zhvillon në terren, Rama ironizoi përgatitjet e partisë Demokratët Euroatlantikë.
“I ndeze motorët ë? I modh je, bravo euroatlantikët që nuk të kanë lënë vetëm, se mision yt për të më larguar mua vazhdon. Se me ty edhe kur humbin edhe fitojnë. Këtu jam mor Lul, sipër çadrës tate, çfarë kohe ishte ë? Ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar dhe unë që punoja lart”- shtoi kryesocialisti. Versus.al







