POLITIKË /

“Ose largohet Rama, ose është fundi i PD”, Berisha thirrje për protesta: Prokurorët e bënë punën, tani përballemi me sulltanin

Shkruar nga Versus

“Ose largohet Rama, ose është fundi i PD”, Berisha thirrje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat në mbledhjen e grupit parlamentar la të kuptohet se do të nisin protesta që nuk do të ndalojnë deri në largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë.

“Kësaj here kemi djallin për brirësh, do kapim Edi Ramën. Nuk e pranojmë më se Lubia qenka fajtore kryesore për tunelin. Është vetë Edi Rama pastaj vjen Lubia. Do nisin protestat të cilat nuk do ndalen derisa Rama të largohet nga ajo zyrë. Nëse demokratët nuk shkojnë tek sulltani të përballen me të, nuk kanë asnjë kredibilitet, të shkojnë tek zgjedhësit. Pra kjo është afera ku mbreti ka dalë lakuriq, nuk mund të pranojmë sulltaneshën për mbretin. Atij do i përvishemi. Ai e ka bërë atë njëjtë si aeroportin e Vlorës”- tha Berisha.

Më tej u shpreh se prokurori i SPAK, Dritan Prençi e ka bërë punën e tij dhe se demokratët nuk mund të presin që ai të shkojë dhe t’i vendosë prangat Edi Ramës.

“Nëse presim që prokurorët ti shkojnë ti vendosin hekurat Edi Ramës, jemi personazhe nuk jemi realë. Ata folën, tuneli i Llogarasë është vepër kriminale dhe është kryer nga Edi Rama. Tani ne demokratët në frymëzimin e atyre protestave që hoqën nga froni njërin prej ligësive më të mëdha karakteriale të këtij vendi si Erion Veliaj… po të hysh në bëmat e tij janë të pabesueshme. Tani kreu i meduzës e ka radhën. Etan epitas, Leonidha me 300 përballoi 100 mijë. Asgjë nuk mund t’i thyejë njerëzit e guximshëm që mbrojnë një çështje të drejtë se kjo”- shtoi Berisha më tej.

Sipas tij, nëse Rama nuk largohet atëherë është fundi i opozitës.

“Demokratët atë që i bënë Erion Veliajt, do ia rezervojnë Edi Ramës. Nuk ka asnjë kod moral. Ose ai largohet ose është fundi i opozitës. Të jemi të sinqertë, unë kam besim tek guximi, trimëria dhe vendosmëria e qytetarëve, tani e kanë lakuriq narkosin. Tani nuk ka më iluzione”- tha kreu i PD. Versus.al

Poll