POLITIKË /

Parlamenti "i vjetër" rinis punën: Nuk ka të drejtë të kalojë ligje, por çfarë do shqyrtojë?

Megjithatë, nuk pritet shqyrtimi apo miratimi i ligjeve të reja, pasi Kushtetuta e ndalon miratimin e ligjeve 60 ditë para përfundimit të mandatit të deputetëve.

Shkruar nga Versus

 

Parlamenti "i vjetër" rinis punën: Nuk ka të

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, deputetët aktualë do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka firmosur urdhrin për thirrjen e seancës së parë plenare pas zgjedhjeve, e cila do të zhvillohet të enjten, më 29 maj, në orën 12:00.

Sipas kalendarit zyrtar, veprimtaria parlamentare do të vijojë deri më 8 korrik, përpara se të përfundojë mandati i kësaj legjislature.

Në këtë periudhë tranzitore, Kuvendi do të fokusohet kryesisht në raportimet vjetore të institucioneve publike, përfshirë ato kushtetuese dhe agjencitë e pavarura. Megjithatë, nuk pritet shqyrtimi apo miratimi i ligjeve të reja, pasi Kushtetuta e ndalon miratimin e ligjeve 60 ditë para përfundimit të mandatit të deputetëve.

Sipas afateve kushtetuese, më 9 shtator 2025 do të mblidhet Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në seancën e parë solemne do të zhvillohet betimi i deputetëve të rinj dhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit.

Ky fazë përgatitore konsiderohet e rëndësishme për një tranzicion të qetë institucional dhe për mbylljen e detyrimeve ligjore të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e vitit 2021. /Versus.al

Tags:

parlament

Poll