
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pjesë nga fjala e tij në konferencën vjetore të komisionit të Bllokut Lindor të mbajtur ditën e djeshme në Gjermani.
Në fjalën e tij, Rama u përqendrua në rëndësinë strategjike që ka rajoni i Ballkanit për fuqitë e mëdha evropiane, ndërsa shtoi se pasuritë e vendeve të këtij rajoni lakmohen nga Rusia e Kina.
“Europës i duhet rajoni ynë. Kjo sepse ne jemi një rajon, që kemi pasuritë tona natyrore. Këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina. Mirëpo ne i përkasim kontinentit europian dhe duhet të zhvillohemi bashkë me pjesën tjetër të Europës. Ne jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë. Ne po bëjmë transformimin më të madh në historinë tonë”, u shpreh Rama ndër të tjera. Versus.al

