POLITIKË /

PD denoncon dy tendera prej 7.5 milionë euro: Të njëjtët ofertues, të njëjtët fitues, në të njëjtën ditë

Genta Vangjeli kërkon hetim për tenderat e zhvilluar nga OSSH: “Janë fiktivë dhe tregojnë mungesë totale transparence”

Shkruar nga Versus

PD denoncon dy tendera prej 7.5 milionë euro: Të njëjtët

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht dy tendera me vlerë totale 7.5 milionë euro, të zhvilluar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a, të cilët sipas opozitës, janë shembull tipik i abuzimit me fondet publike dhe mungesës së konkurrencës reale.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se tenderat janë zhvilluar në të njëjtën datë, më 1 shtator, me pjesëmarrje të të njëjtëve ofertues dhe me shpalljen fitues të të njëjtit bashkim operatorësh për të dy procedurat.

Tenderat në fjalë janë:

Ndërtimi i linjës 35kV N.St Koplik 220kV – N.St Vukpalaj me dy qarqe, me fond limit prej 3 milionë euro;
Ndërtimi i linjës së re 35kV N.St Vukpalaj – Tamare dhe ndërtimi i një nënstacioni të ri 35/10kV në Tamare, me fond limit prej 4.5 milionë euro.

PD denoncon dy tendera prej 7.5 milionë euro: Të njëjtët

“Të dy procedurat janë zhvilluar në mënyrë identike, me të njëjtët operatorë, të njëjtin renditje, dhe me oferta që kapin rreth 98% të fondit limit – një tregues i qartë për mungesë konkurrence dhe paracaktim të fituesit,” tha Vangjeli, duke publikuar edhe dokumentet zyrtare të prokurimit.

Sipas saj, këto tendera janë dëshmi e shndërrimit të institucioneve publike në instrumente abuzimi nga administrata e kryeministrit Edi Rama. Ajo akuzoi qeverinë për zhvillimin e tenderave fiktivë dhe favorizimin sistematik të operatorëve të caktuar, në kundërshtim me ligjin për prokurimet publike.

PD denoncon dy tendera prej 7.5 milionë euro: Të njëjtët

“Pjesëmarrja e njëjtë, me të njëjtën renditje dhe të njëjtin fitues në procedura të ndryshme ngre dyshime serioze për mungesë transparence dhe trajtim të pabarabartë të operatorëve ekonomikë,” tha zëdhënësja e PD.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve kompetente, përfshirë SPAK-un dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, të nisin menjëherë hetimet për këto raste, duke i konsideruar ato si abuzim të rëndë me fondet e qytetarëve shqiptarë dhe si shkelje të rëndë të ligjit për prokurimet publike.

 

Poll