
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj, duke hapur kështu garën brenda forcës politike.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), i cili ka përcaktuar edhe të gjithë hapat që do të ndiqen gjatë procesit zgjedhor.
Sipas dokumentit zyrtar, afati për dorëzimin e kërkesave për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, është vendosur më 30 prill, ora 12:00.
Kandidatët që synojnë drejtimin e partisë duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim, shprehje interesi, CV-në e tyre dhe formularin e pastërtisë së figurës.
Procesi pritet të shënojë një etapë të rëndësishme për të ardhmen e drejtimit të partisë opozitare./Versus.al



