
Kuvendi ka njoftuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve e cila ishte planifikuar të mbahej sot në orën 12:00 për të vendosur mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku e cila është nën hetim.
Kjo është e disata herë që mbledhja shtyhet ndërsa më herët Peleshi nuk ka pranuar kërkesën e PD për të zhvilluar mbledhjen e këshillit të mandateve. Deputetët socialistë kanë kërkuar që mbledhja të mbahet pas vendimit të Kushtetueses mbi masën e GJKKO ndaj numrit dy të qeverisë.
Gjykata Kushtetuese njoftoi dje se ende nuk kishte marrë vendim mbi ankimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me masën e caktuar nga GJKKO për pezullimin e Ballukut. Versus.al

