Pas vendimit të Komisionit të Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve demokratë për 30 ditë nga seancat plenare, deputeti socialist Ulsi Manja foli për mediat duke e cilësuar seancën e kaluar si jo normale pavarësisht pretendimeve të PD.
Manja tha se për deputetët e tjerë për të cilët ishte kërkuar masë disiplinore ishte bërë tërheqja e vëmendjes.
“Pamjet ju i keni transmetuar. Ka qenë seancë jo normale me veprime të dhunshme. Sot u mblodhëm për të dhënë edhe masat përkatëse. Në përfundim sekretariati për procedurat vendosi që vetëm për 6 deputetë nga ata që u propozuan për masë, të përjashtohen me 30 ditë pune.
Për të tjerët u mjaftuam me tërheqjen e vëmendjes. U bëj thirrje kolegëve që rregullorja e Kuvendit dhe Kodi i Etikës janë akte që rregullojnë veprimtarinë parlamentare. Nuk mendoj se dhuna në seancë plenare është zgjidhje. Aq më tepër që në seancë kërkohet të respektohet rregullorja edhe në raport me punonjësit e gardës”- tha Manja ndërsa u largua pa u përgjigjur ndaj pyetjeve të tjera të gazetarëve. Versus.al


