POLITIKË /

Pr/buxheti 2025 diskutohet te ‘Ekonomia’, PD bojkoton, Shehi i vetmi opozitar i pranishëm

Shkruar nga Versus
Pr/buxheti 2025 diskutohet te ‘Ekonomia’, PD bojkoton, Shehi i vetmi
Dashamir Shehi në komisionin e Ekonomisë

Në Komisionin e Ekonomisë ka nisur diskutimi i projekt-buxhetit 2025. I pranishëm është ministri i Financave Petrit Malaj i cili prej ditësh ka nisur prezantimin e projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm.

Ashtu siç pritej, për shkak të aksionit opozitar të nisur së fundmi me në thelb mosbindjen civile, Partia Demokratike ka bojkotuar komisionin, pasi asnjë prej deputetëve nuk ka marrë pjesë. I vetmi i pranishëm nga ana e opozitës është deputeti Dashamir Shehi, kreu i LZHK.

“¼ e buxhetit janë sigurimet shoqërore, duhet të diskutojmë seriozisht çfarë duhet të bëjmë me këtë skemë. Që është deri në 2 mld euro. Një vendim duhet ta marrim për këtë fushë. Pastaj këtë vit buxheti ka pak më shumë hapësirë se është pak më i madh krahasuar me vitin e kaluar”- u shpreh Shehi mes të tjerash.

Ndërsa deputeti socialist, Erion Braçe tha se duhet të ketë një seancë të posaçme të komisionit kushtuar buxhetit për sigurimet shoqërore dhe skemën sociale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: